Stuhi në Romë, rrufeja dëmton Harkun e Kostandinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhi në Romë, rrufeja dëmton Harkun e Kostandinit

    Insajderi
    04 September 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e dhunshme goditi Romën mbrëmjen e kaluar duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme në qendrën historike.

    Qarkullimi në shumë rrugë u bë i pamundur, teksa era rrëzoi pemët pranë një stacioni metroje. Sipas disa të dhënave nga autoritetet lokale, një rrufe gjithashtu shkaktoi dëme dhe në monumentin Harku i Konstandinit.

    Në një shënim, Parku Arkeologjik i Koloseut shpjegon se rrufeja shkaktori rrëzimin e disa fragmenteve të harkut, të cilat u gjetën në kohë rekord dhe u zhvendosën dhe pritet një ndërhyrje për riparimin e tyre.

    Kryebashkiaku Roberto Gualtieri e cilësoi stuhinë si të pazakontë, teksa falenderoi ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Mbrojtjen Civile që ndërhynë me efektivitet duke iu përgjigjur çdo kërkese të banorëve. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark