Insajderi
Lajme

Tahiri: Kjo Qeveri e amaterëve e ka çuar çdo ditë kot

Insajderi
04 September 2024 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Kjo Qeveri e amaterëve e ka çuar çdo ditë kot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, duke ironizuar me kryeministrin Albin Kurti pasi gaboi në një ekuacion matematikor, ka thënë se kjo qeveri është “qeveri amaterash”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook të mërkurën, ka thënë se kjo qeveri e ka çuar çdo ditë kot.

“Ne në Kuvend e kemi pa që për 48 muaj, kjo qeveri amaterësh, çdo ditë, e ka quar kot”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit: 

Ne në Kuvend e kemi pa që për 48 muaj, kjo qeveri amaterësh, çdo ditë, e ka quar kot. Matematikisht kështu duket qeverisja e tij.

48 – 48 + X x (365 – 365) = 0

0 + X x 0 = 0

0 = 0

Dhe mos të harrojmë, për populizmin e X kemi (- ∞. ∞)

A keni nevojë për kalkulator?


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark