Insajderi
Botë

Incident i rëndë në Mynih, sulmohet me armë konsullata izraelite, vritet autori

Insajderi
05 September 2024 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident i rëndë në Mynih, sulmohet me armë konsullata izraelite, vritet autori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

MYNIH- Gjermania është përballur me sulme të rënda, sidomos ditët e fundit. Një episod i tillë u regjistrua këtë të enjte në Mynih.

Autoritetet konfirmuan se një person i armatosur u afrua pranë Qendrës së Dokumentacionit Nazist dhe afër konsullatës izraelite duke qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, që bënin roje para godinës.

Policia u kundërpërgjigj me zjarr dhe sipas informacioneve autori i sulmit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sulmi përkon me ceremoninë përkujtimore për 11 atletët izraelitë, të cilët u vranë nga terroristët palestinezë gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972.

Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi se konsullata është mbyllur pas sulmit, ndërsa autoritetet gjermane e konsideruan ngjarjen një incident të rëndë. Ata shtuan se ruajtja e institucioneve izraelite është një “prioritet i lartë” për ta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark