Vuçeviq pas mbylljes së strukturave ilegale: Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçeviq pas mbylljes së strukturave ilegale: Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt 

    Insajderi
    05 September 2024 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, ka thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve dhe se dëshiron t’u thotë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë”.

    Vuçeviç ka pretenduar se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”, raporton A2.

    “Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, ka shtuar Vuçeviç. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark