Insajderi
Lajme

Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Insajderi
06 September 2024 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ajo tha se në kohën kur ka kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

“Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si garanci e mbrojtjes dhe paqes në rajon”.

“Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale”.

“…Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që bashkë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Turqinë të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”, tha Gërvalla,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark