Insajderi
Kulturë

Nis edicioni i 15-të i “Javës së Albanologjisë”

Insajderi
09 September 2024 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis edicioni i 15-të i “Javës së Albanologjisë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Albanologjik i Prishtinës nisi edicionin e 15-të të “Javës së Albanologjisë”, duke mbledhur më shumë se 90 studiues në sesionet e gjuhësisë, letërsisë, historisë, etnologjisë, folkloristikës dhe etnomuzikologjisë. Për tri ditë, ata do të paraqesin punime që pritet të pasurojnë ndjeshëm këto fusha studimore.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Çeku, ministrja Nagavci, profesorë e albanologë.

“Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë historike të albanologjisë në ndërtimin e vetëdijes kombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Ai rikujtoi kontributin e rilindësve shqiptarë, të cilët shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë për të forcuar identitetin kombëtar.

Java e Albanologjisë shërben si një platformë e rëndësishme për të nxitur diskutime të thella dhe për të promovuar studime të reja në fushën e albanologjisë. Kjo ngjarje kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kulturës dhe shkencës sonë, duke forcuar lidhjet mes studiuesve dhe institucioneve akademike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark