Insajderi
Lajme

Policia nesër shkatërron armët e konfiskuara

Insajderi
11 September 2024 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia nesër shkatërron armët e konfiskuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00.

“Policia e Kosovës, nesër me 12 shtator 2024 në ora 09:00, do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia e Kosovës”.

“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark