Insajderi
Lajme

Haliti: Radoiçiq di shumë gjëra për Vuçiqin, mund të eliminohet nga ai

Insajderi
12 September 2024 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haliti: Radoiçiq di shumë gjëra për Vuçiqin, mund të eliminohet nga ai
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në krye të cilën qëndron krimineli Milan Radoiçiq. Lidhur me këtë ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, shkruan Insajderi.

Haliti është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund ta eliminojë fizikisht Milan Radoiçiqin.

Ai pretendon se Radoiçiq “di shumë për presidentin e Serbisë”, derisa shtoi se ai e ka mik të mirë vëllanë dhe djalin e tij.

“Unë mendoj që Vuçiqi më shpejt ose më lehtë e vret Radoiçiqin, për faktin se Radoiçi din shumë, ai e ka mik të ngushtë Vuçiqin e vëllain e djalin e tij. Kanë biznese bashkë. Këto veprime dihen, kur dikush bëhet rrezik për me ia prishë dikuj karrierën politike, për me sjellë para një gjykate ndërkombëtare, akti si akt me leje të presidentit është shumë i rëndë”, tha Haliti në rtv Dukagjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark