Insajderi
Sport

Vedat Muriqi në fushë, Mallorca pëson humbje në shtëpi

Insajderi
14 September 2024 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vedat Muriqi në fushë, Mallorca pëson humbje në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo e shtunë sportive në La Ligan spanjolle të futbollit nisi në orën 14:00. Në Palma de Mallorca, vendasit u mundën 1-2 në limite nga Villarreali.

Ishte Costa që kaloi miqtë në epërsi pas 27 minutave lojë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me autogolin e Albiol, teksa Mallorca u duk se pas barazimit do kërkonte edhe golin e fitores.

Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Villarreal gjeti golin e tri pikëve me Perez në minutën 90+4. Për Mallorcan në fushë 90 minuta luajti Vedat Muriqi, teksa “Pirati” nuk mundi të ndihmonte të tijtë.

Ndërkohë që sot zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera, me Real Madrid që luan kundër baskëve të Real Sociedad në udhëtim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark