Insajderi
Sport

Depay “braktis” Evropën, sulmuesi holandez habit me ekipin e ri

Insajderi
14 September 2024 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Depay “braktis” Evropën, sulmuesi holandez habit me ekipin e ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas aventurës thuajse të dështuar, te “Los Colchonores” e Atletico Madrid, Memphis Depay do të nisë tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij në elitën e futbollit brazilian, ku ka arritur akordin me “gjigantët” e Corinthias.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Depay ka kaluar me sukses testet mjekësore të zhvilluara në Holandë dhe do të firmosë ditët në vijm një kontratë 2-vjeçare.

Ndërkaq, kujtojmë se në karrierën e tij holandezi ka luajtur për një sërë ekipesh me emër në futbollin evropian, si Lyon, PSV, Manchester United, Barcelona e Atletico Madrid, ku në total ka zhvilluar plot 459 ndeshje, në të cilat ka shënuar 172 gola e ka dhuruar 97 asistime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark