Insajderi
Lajme

Autobusët e biçikletat pa pagesë sot në kryeqytet – kjo është arsyeja pse

Insajderi
16 September 2024 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Autobusët e biçikletat pa pagesë sot në kryeqytet  – kjo është arsyeja pse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trafiku Urban ka njoftuar kryeqytetasit se sot mund të udhëtojnë me autobusë urbanë pa pagesë, si dhe biçikletat.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”, ka njoftuar Trafiku Urban të shtunën.

Ndërsa, për biçikleta në njoftim thuhet se duhet të regjistrohen në aplikacion dhe më pas të përdorin pa pagesë gjithë ditën.

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”.

Kjo fushatë po bëhet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark