Shpërndante kokainë për klientët VIP, arrestohet ish-konkurrenti i “BBVA” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndante kokainë për klientët VIP, arrestohet ish-konkurrenti i “BBVA”

    Insajderi
    16 September 2024 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” në Shqipëri.

    Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

    Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine.

    Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit./Iconstyle.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark