"Qato me ferexhe janë si thes bërllogu, si majmuna" - mysafirja në studio eskalon me ofendime ndaj femrave me mbulesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qato me ferexhe janë si thes bërllogu, si majmuna” – mysafirja në studio eskalon me ofendime ndaj femrave me mbulesë

    Insajderi
    16 September 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deklaratë skandaloze e ofenduese është lëshuar nga juristja, Zanë Mali teksa po debatonte me Avni Çakmakun.

    Derisa po flitej për gratë e mbuluara, Mali nuk hezitoi që t’i ofendojë duke përdorur terminologji si thes bërllogu, mjamun ndërkohë i ka reaguar Çakmaku duke i thënë se edhe “ti po më dukesh si shtazë”, shkruan Insajderi.

    “Qato që janë me ferexhe, ato janë si thes i bërllogut, si majmuna, s’doken si njerz hic”, ka thënë ajo në Klan Kosova.   

    “Ti po më dukesh si shtazë”, ishte komenti i Çakmaku ndaj Malit.

    “Ti nuk dallon prej arabëve”, ia ktheu ajo teksa shtoi se gruaja shqiptare nuk ka nevojë ta mbulojë fytyrën.

    “Nuk mundemi ne sot me u kthy hapa mrapa dhe me u dokë si arabë, unë du mu dukë si një shqiptare”, shtoi ajo.

    Ndërkohë që Çakmaku ia përmendi Nënën Terezë e cila poashtu ishte e mbuluar kjo e fundit ia kthejë duke thënë se ajo ka qenë motër nderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark