Insajderi
Hulumtime/Analiza

Veturat e blinduara të Vjosa Osmanit- Hapet tender 14 mijë euro për blerjen e gomave të dimrit

Insajderi
17 September 2024 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veturat e blinduara të Vjosa Osmanit- Hapet tender 14 mijë euro për blerjen e gomave të dimrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veturat e blinduara që përdoren nga Presidenca e Kosovës shumë shpejt do të kenë goma të reja. 14 mijë euro është vlera e këtij tenderi, dhe do të blihen 10 goma të dimrit për veturat e blinduara të Vjosa Osmanit.

Gazeta Insajderi

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës me 16 shtator ka hapur tender për “Furnizim dhe montim të gomave për automjetet e blinduara”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 14 mijë euro.

Sipas specifikave të tenderit, kërkohen 10 goma për automjetet të blinduara zyrtare.

Tutje ceken edhe në detaje dimensionet, pesha, gjerësia etj, të këtyre gomave.

Dimensioni i gomave-275  70R18 128  125Q  12PR. Pesha e gomave 25.2 kg.

Gjerësia – 275 mm.  Diametri-842 mm. Indexi i ngarkesës – 128  125 (1800  1650 kg).

Indexi i shpejtësisë – Q (160 km  h). Shënjat – M+S, 3PMSF (gomë dimri).

Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark