Insajderi
Sport

Aro Muric, pjesë e më të mirëve të javës në top pesë ligat evropiane

Insajderi
17 September 2024 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aro Muric, pjesë e më të mirëve të javës në top pesë ligat evropiane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën Premier me fanellën e Ipsëich Town.

Portieri kosovar ishte fantastik në fundjavën që shkoi, ku bëri gjashtë pritje për skuadrën e tij dhe morën një barazim të vlefshëm 0-0 në udhëtim te Brighton.

Në fakt reprezentuesi kosovar është lojtari me notën më të lartë në gjithë Ligën Premier për xhiron e katërt, pasi është vlerësuar nga Sofa Score 9,1 – duke u bërë pjesë e formacionit të javës në elitën e futbollit anglez.

Po, Aro nuk ndalet me kaq, pasi tani është futur edhe në formacionin e javës në top pesë ligat evropiane, sipas WhoScored.

Ai ka marrë vlerësimin 8.98 sipas faqes që merret me statistika, duke qenë në mesin e shumë yjeve të mëdhenj. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark