Insajderi
Lajme

“Si menaxhere e një OJQ-je”, mësohen detaje të reja lidhur me mashtrimet që po dyshohet se i bënte mësimdhënësja nga Peja

Insajderi
18 September 2024 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Si menaxhere e një OJQ-je”, mësohen detaje të reja lidhur me mashtrimet që po dyshohet se i bënte mësimdhënësja nga Peja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën, Policia e Kosovës ka arrestuar një mësimdhënëse nga Peja, ajo po dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mësoi se bëhet fjalë për mësimdhënësen Gjylfidane Morina.

Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Sipas policisë e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je dyshohet e ka mashtruar persona të ndryshëm ku ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’. E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme”.

Policia ka kryer kontrolle në objektet e të dyshuarës meqë rast ka konfiskuar dëshmi që lidhen më rastin.

E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mësimdhënësja e arrestuar dyshohet se mashtroi me subvencione në vlerë 300 mijë euro.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark