Insajderi
Insporti

Ancelotti thotë fjalë të mëdha për Endrickun

Insajderi
18 September 2024 - 12:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti thotë fjalë të mëdha për Endrickun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi ka shënuar fitore mbrëmë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Stuttgartit me rezultat 3-1.

Dy nga tre golat madrilen u shënuan nga debutuesit, Kylian Mbappe dhe Endrick, shkruan Express.

Endric ka arritur të përsërisë suksesin e tij i çili shënoi gol në debutimin e tij në La Liga dhe të njëjtën e ka bërë edhe mbrëmë në garën më prestigjioze për klube.

Pas ndeshjes trajneri italian, Carlo Ancelotti ka thënë fjalë të mëdha për talentin brazilian.

“Endrick ka diçka speciale. Ai ka aftësinë dhe kualitetin, Aftësia e tij në goditje është diçka e veçantë. Unë isha i sigurt se ai do të shënoj për një kohë shumë të shkurt. Ai është i veçantë”, ka thënë trajneri italian për sulmuesin e ri brazilian.

Kujtojmë se 18-vjeçari u transferua tek Real Madridi nga Palmeiras.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark