Insajderi
Biznes

Viva Fresh Store mirëpret përfaqësuesit e më shumë se 20 bizneseve nga Mbretëria e Bashkuar

Insajderi
18 September 2024 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Viva Fresh Store mirëpret përfaqësuesit e më shumë se 20 bizneseve nga Mbretëria e Bashkuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrjeti i supermarketeve më të mëdha në Kosovë, Viva Fresh, priti sot në një takim përfaqësuesit e më shumë se 20 bizneseve nga Mbretëria e Bashkuar.

Qëllimi i këtij takimi ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në fushën e biznesit. Forumi Biznesor UK-Kosovë u mundësua nga The Business Club dhe USAID Investment and Finance Network.

Në kuadër të kësaj vizite, Viva Fresh prezantoi historinë e saj të suksesit si lider në tregun rajonal dhe ndau planet për zhvillim dhe zgjerim të mëtejshëm në Kosovë dhe rajon.

Ky forum shënon fillimin e mundësive të reja për partneritete strategjike, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të ndërsjellë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark