Insajderi
Insporti

Harry Kane bën histori: Tri rekorde të thyer në një natë të mrekullueshme për Bayernin

Insajderi
18 September 2024 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Harry Kane bën histori: Tri rekorde të thyer në një natë të mrekullueshme për Bayernin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Harry Kane theu tri rekorde në një natë të jashtëzakonshme për Bayernin, pas fitores 9-2 ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Me katër golat e tij në Allianz Arena, sulmuesi anglez arriti në 33 gola në këtë garë dhe bëri histori duke u bërë lojtari anglez me më shumë gola ndonjëherë në Ligën e Kampionëve, duke e tejkaluar rekordin e Wayne Rooney-t.

Kane e kaloi numrin e 30 golave të Rooney-t në 85 ndeshje, duke e arritur këtë në 40 ndeshje më pak. Ai kishte thyer tashmë rekordin e golave për ekipin kombëtar në mars 2023 dhe tani ka 68 gola për “Tre Luanët”, duke kaluar gjithashtu Rooney-n.

Përveç këtyre, Kane u bë anglezi i parë që shënon katër gola në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve dhe lojtari i parë i çdo kombësie që shënon tri gola nga pika e bardhë në të njëjtën ndeshje. Golat e tij e ngritën atë në vendin e 25-të të përbashkët me Fernando Morientes, duke kaluar emra të mëdhenj si Rooney, Kaká, Samuel Eto’o, dhe Arjen Robben, të gjithë në një natë të paharrueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark