Insajderi
Lajme

Kasanof: SHBA-ja dëshiron të shohë përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Insajderi
19 September 2024 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kasanof: SHBA-ja dëshiron të shohë përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof tha se Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë bashkëpunimin me Serbinë dhe se Uashingtoni dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kasanof, i cili ka qenë në detyrë që nga mesi i korrikut, kur e zëvendësoi Gabriel Escobarin, foli në një panel të Iniciativës “Pupin” të mbajtur në Uashington.

“Qytetarët e Serbisë janë skeptikë për shkak të qasjes së mëparshme të SHBA-ve. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, në Ballkanin Perëndimor dhe në zonën euroatlantike. Në Ballkanin Perëndimor ka aleanca që SHBA-ja i mbështet dhe Serbia i udhëheq ato”, tha ai.

Si një nga sfidat në periudhën e ardhshme, Kasanof përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne duam të shohim përparim atje. SHBA-ja dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën dhe Serbinë për të parë se si mund të bëhet përparim që do të kontribuojë edhe në rajon. Ekzistojnë dy lloje perspektive për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe SHBA-së. Njëra bazohet në narrativë dhe tjetra në fakte”,  thekson mes tjerash ai, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark