Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë- Plagoset një person

Insajderi
20 September 2024 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë- Plagoset një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Momente më parë është plagosur një person në Mitrovicë nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se i plagosuri është i moshës madhore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjeksor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore“. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark