Tifozët filluan protestat pas shkarkimit të De Rossit, "shefja" e Romës detyrohet të japë dorëheqje - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët filluan protestat pas shkarkimit të De Rossit, “shefja” e Romës detyrohet të japë dorëheqje

    Insajderi
    22 September 2024 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka qetësi te Roma pas shkarkimit të papritur të legjendës Daniele De Rossi nga posti i trajnerit.

    Tifozët e Romës janë revoltuar shumë dhe kjo ka sjell pasoja të reja te klubi italian.

    Drejtoresha ekzekutive e Romës, Lina Souloukou, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, konfirmon klubi.

    Souloukou u vendos nën mbrojtjen e policisë së bashku me fëmijët e saj pasi mori kërcënime me vdekje pas shkarkimit të ish-trajnerit të Romës, Daniele De Rossi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark