Insajderi
Lajme

Ngrohtë në vjeshtë, parashikimi i motit për sot

Insajderi
23 September 2024 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngrohtë në vjeshtë, parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme. Maksimalja deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar sidomos pasdite vonë në viset bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në mbrëmje parashihen rrebeshe lokale shiu në bregdet të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E Marta dhe e mërkura sjellë rrebeshe lokalisht intensive në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në Kosovë parashihet mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe rrallëkund me ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta. Rrebeshe paksa më të përhapura në Kosovë dhe Maqedoni priten të mërkurën, por vetëm në rajone të caktuara.

Nga e Enjtja përmirësim i motit në të gjitha territoret tona./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark