Insajderi
Lajme

Hovenier kërkon përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë

Insajderi
24 September 2024 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hovenier kërkon përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që autorët që kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë, të mbahen plotësisht përgjegjës.

Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’, ka thënë se gjatë së martës ka bërë homazhe tek varri i policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, së bashku me krerët e shtetit.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë”.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark