Insajderi
Lajme

79-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para

Insajderi
24 September 2024 - 14:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
79-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku” në Ferizaj dhe menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Në njoftimin për media bebet e ditur se në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark