Insajderi
Lajme

Nën masa të rrepta sigurie, sillen në gjykatore tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë

Insajderi
25 September 2024 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nën masa të rrepta sigurie, sillen në gjykatore tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku.

Tre nga 42 të pandehurit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, që prej 24, përkatësisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre.

Aktakuza për sulmin në Banjskë u ngrit dy javë më parë, nga Prokuroria Speciale.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, përpara mediave kishte pohuar se për rastin janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë marrë 120 pajisje elektrike si dëshmi dhe janë sekuestruar 1266 armë dhe pajisje të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark