Insajderi
Lajme

Policia publikon fotografitë e disa të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Insajderi
25 September 2024 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia publikon fotografitë e disa të dyshuarve për vjedhje të rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar disa persona, fotografitë  e të cilëve i ka publikuar.

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.”

Policia thotë se ata kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë në kryeqytet.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark