Insajderi
Sport

Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme

Insajderi
28 September 2024 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fillim të kësaj jave, u konfirmua se Rodri kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së Manchester City kundër Arsenalit fundjavën e kaluar.  

Mesfushori spanjoll pritet të humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni, dhe gjasat janë që ai gjithashtu nuk do të luante për La Roja nëse ata do të arrinin në finalet e Ligës së Kombeve UEFA 2024-25. 

Rodri ka udhëtuar në Spanjë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas lëndimit dhe javën e ardhshme do të kthehet sërish në vendlindje për operacionin në gju.

Sipas Relevo, plani është që 28-vjeçari t’i nënshtrohet një operacioni në Madrid të mërkurën. 

Dr. Manuel Leyes do të kryejë operacionin, dhe ai u zgjodh vetë nga Rodri, ndërsa Man City është njoftuar dhe ka pranuar dëshirat e lojtarit. 

Mungesa e Rodrit është një goditje masive për Man City, i cili e ka nisur në formë të mirë sezonin e Ligës Premier. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark