Insajderi
Lajme

Gjendet 15 vjeçari që familja e deklaroi të zhdukur- Kjo është gjendja e tij

Insajderi
28 September 2024 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet 15 vjeçari që familja e deklaroi të zhdukur- Kjo është gjendja e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut. 

Bëhet fjalë për të riun Arlind Dakaj.

Në njoftimin e SHKKSH-së thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, Dakaj është gjetur diku rreth orës 15, afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark