Insajderi
Lajme

Pejë: Bashkëjetonte me të miturën, policia e arreston të dyshuarin

Insajderi
29 September 2024 - 08:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pejë: Bashkëjetonte me të miturën, policia e arreston të dyshuarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi nën dyshimin për bashkësi martësore me personin në 16 vjeç.

Në njoftimin e policisë përmes raportit ditor të së dielës thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë.

“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE  ME PERSONIN NËN 16 VJEQ – Pejë / 28.09.2024-10:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me  viktimën femër  kosovare të moshës  së mitur”, thuhet në njoftim.

I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark