Insajderi
Lajme

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Rahovec e tjetra në Viti

Insajderi
29 September 2024 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Rahovec e tjetra në Viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy vajzave të mitura në dy komuna të Kosovës.

Në raportin ditor të së dielës, thuhet se babai i vajzës në fshatin Smirë të Vitisë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe s’është kthyer më, shkruan Insajderi.

“PERSON I ZHDUKUR- Smirë, Viti/28.09.2024-12:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar edhe në Rahovec të shtunën.

“PERSON I ZHDUKUR – Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia  dhe nuk dihet për vendndodhjen  e saj, rasti në procedurë hetimore”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark