Përurohet një xhami shqiptare në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përurohet një xhami shqiptare në Zvicër

    Insajderi
    30 September 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Winterthur të Zvicrës, është përuruar xhamia shqiptare e quajtur “Winti”.

    Njoftimi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

    Në përurim mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Diasporën në BIK, Ekrem ef. Simnica.

    Ai tha se kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure dhe kube, por një vend i shenjtë, ku besimtarët do të gjejnë paqe shpirtërore.

    “Do të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin. Në këtë hapësirë të bekuar do të bashkohemi për të falur namazin, për të ndarë mësimet e fesë sonë dhe për të rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Kjo xhami është gjithashtu një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë. Ajo është ndërtuar me kontributin e përbashkët të të gjithë atyre që kanë ofruar kohën, pasurinë dhe energjinë e tyre për të realizuar këtë projekt. Kjo dëshmon për unitetin dhe forcën tonë, përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, njofton BIK.

    Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, i dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Winti” në Winterthur të Zvicrës për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark