Insajderi
Lajme

Vitia: Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike

Insajderi
02 October 2024 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vitia: Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot se së shpejt do të nisë fertilizimi in vitro në institucionet publike

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sapo e ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokolleve referente.

“Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit. Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat”.

“Një falënderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore”.

“Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.  Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore”, ka thënë Vitia. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark