Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, 13-vjeçari nga Shkodra përfundon në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, 13-vjeçari nga Shkodra përfundon në spital

    Insajderi
    02 October 2024 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 13-vjeçar në Shkodër dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

    Ai është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër për të marrë mjekim, derisa bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetë, raporton TCh.

    “Sipas informacioneve të policisë, i mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, në rrugën e Kalasë Rozafa”.

    “Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa. 13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark