Insajderi
Botë

Raportohet për tetë të vrarë në një sulm izraelit në shkollën e OKB-së në Gaza

Insajderi
02 October 2024 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet për tetë të vrarë në një sulm izraelit në shkollën e OKB-së në Gaza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se tetë persona janë vrarë në një sulm izraelit në ndërtesën e shkollës së OKB-së në Gaza.

Ata kanë bërë të ditur se të plagosurit, në mesin e të cilëve pati edhe fëmijë, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Al-Aksa, shkruan CN.

Forcat izraelite të Mbrojtjes Izraelite (IDF) thanë se kishin kryer një “sulm të saktë” në një ish-shkollë, duke pretenduar se ajo po përdorej si qendër komandimi dhe kontrolli nga Hamasi.

“Qendra e komandës dhe kontrollit, e cila ishte e ngulitur brenda një kompleksi që më parë shërbente si shkollë u përdor nga terroristët e Hamasit për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste kundër trupave IDF dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e IDF-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark