Insajderi
Lajme

Filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Insajderi
05 October 2024 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë stuhisë që përfshiu bregdetin në Mal të Zi, rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, rrufeja ka goditur një pishë në shëtitoren Mbreti Nikolla në qytetin e Tivarit.

Gjithashtu, trafoja e energjisë elektrike ka marrë flakë, që u shua me ndërhyrjen e shpejtë të një prej pronarëve të lokalit aty pranë.

Punonjësit e parkut të qytetit po hiqnin drutë e thyera pranë objektit të hotelierisë në shëtitoren Mbreti Nikolla, i cili është dëmtuar nga një goditje rrufeje.

Pema pësoi shumë dëmtime, por nuk u shkul plotësisht, ndërsa një video amatore e shfaqur në rrjetin social tregon momentin kur rrufeja godet. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark