Insajderi
Lajme

Gjakovë: Gjendet i vdekur një person në vend të punës

Insajderi
07 October 2024 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjakovë: Gjendet i vdekur një person në vend të punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur i vdekur në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, shkruan Insajderi.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.10.2024 – 12:24. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes“, thuhet në raportin e PK’së.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, njofton policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark