Insajderi
Botë

“Izraeli nuk mund ta konfirmojë vrasjen e Hashem Safieddine”

Insajderi
07 October 2024 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Izraeli nuk mund ta konfirmojë vrasjen e Hashem Safieddine”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraeli nuk ka konfirmim se pasardhësi i mundshëm i ish-liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka vdekur, tha një zëdhënës i qeverisë, raporton The Guardian.

I pyetur nëse Izraeli mund të konfirmonte vdekjen e Hashem Safieddine, i cili kryeson këshillin ekzekutiv të Hezbollahut, zëdhënësi David Mencer tha në një konferencë: “Nuk e kemi ende atë konfirmim. Kur të konfirmohet, si dhe kur, do të jetë në faqen e internetit të IDF (ushtrisë izraelite)”.

Nasrallah, i cili udhëhoqi Hezbollahun për më shumë se tri dekada, u vra nga Izraeli në një seri sulmesh në selinë nëntokësore të grupit në Dahiyeh, një periferi jugore e Bejrutit, në fund të shtatorit.

Një tjetër sulm i ngjashëm thuhet se e la të vrarë Safieddine atje, megjithëse kjo nuk është konfirmuar. Një kushëri i Nasrallah, Safieddine ka lindur në vitin 1964 në Libanin jugor dhe është një tjetër anëtar themelues i Hezbollahut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark