Kryhet protesta që çoi peshë Tiranën, Noka: Qeveria po dridhet, sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryhet protesta që çoi peshë Tiranën, Noka: Qeveria po dridhet, sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile

    Insajderi
    07 October 2024 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili ishte në krye të protestës së opozitës e cila u mbajt, tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.

    Ai tha se qeveria po dridhet, ndërsa theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë deri në vendosjen e qeverisë teknike, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv.

    “Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës”, u shpreh Noka.

    Narkosi duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar pasi forca e qytetarëve iu ka kallur datën”, shtoi nënkryetari.

    Kjo protestë ishte e dhunshme, në fillim u djeg një gomë para Presidencës.

    Më pas protestuesit hodhën molotov te objekti i Kryeministrisë, i cili u përfshi nga flakët.

    Protestuesit kanë vendosur që zjarrin ta përhapin dhe në zona të tjera të kryeqytetit. E teksa bllokuan rrugën dhe makinat që të kalonin, disa protestues i kanë vendosur zjarrin dhe një stacioni autobusi në bulevard.

    Nga protesta e dhunshme, Policia e Shteti tha se 10 efektivë të saj janë lënduar, ku njëri nga ta u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

    Gjithashtu në spitale u dërguan edhe tre qytetarë që mbetën të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark