Bebja lind në makinë gjatë protestës, Koçibellinj: Përtej normales për nënën sjellja në jetë e fëmijës në këtë rast - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bebja lind në makinë gjatë protestës, Koçibellinj: Përtej normales për nënën sjellja në jetë e fëmijës në këtë rast

    Insajderi
    08 October 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës së opozitës mbrëmë, një e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, në makinë. Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

    Aktivistja, Suela Koçibellinj u shpreh se nëna që lindi dje në makinë për shkak të bllokimit të rrugës nga protesta e opozitës ishte përtej normales.

    Unë si një ndër shumë banorët e Tiranës, dje e vuajta protestën në kurriz. Unë një distancë rrugë që e bëja normalisht për 10 minuta, dje e bëra për 1 orë e 20 minuta. Situatë e rrëmujshme ku ti nuk ndjehesh që po bëhet për ty si qytetar. Unë jam një njeri që jam pro protestave por jo pro shkatërrimit të jetës së gjithë qytetarëve të këtij vendi. E lumtur që bebja është mirë me shëndet por ne jemi gra vetë kemi sjellë fëmij vetë në jetë. Sa e rëndë, sa përtej asaj që sot mund të quhet normale ka qenë për këtë nënë sjellja në jetë e këtij fëmije që u sforcua pa asnjë lloj arsyeje”, tha Koçibellinj, në një intervistë në Ora News.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark