Insajderi
Lajme

Ngjarje tragjike në Shqipëri: Vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Insajderi
08 October 2024 - 18:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarje tragjike në Shqipëri: Vdes nëna me foshnjën pas lindjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve pas lindjes. Ndërkohë, foshnja e saj kishte ndërruar jetë pak para vdekjes së nënës.

Mësohet se gruaja kishte lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, por për shkak të komplikacioneve ishte zhvendosur në QSUT, aty ku dhe humbi jetën së bashku me foshnjën e saj.

Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark