Insajderi
Lajme

Gjykata në Gjakovë merr vendim për të dyshuarin për blerje dhe shitje të drogës

Insajderi
09 October 2024 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata në Gjakovë merr vendim për të dyshuarin për blerje dhe shitje të drogës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.LL. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 tetor 2024 dhe do të zgjasë deri më 06 nëntor 2024.

“Sipas kërkesës, ‘Më datën 07.10.2024 rreth orës 15:00 në Gjakovë rr. ‘Ç.’, nga bastisja dhe kontrolli brenda në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një (1) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 0.9 gr, njëzet e shtatë (27) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 34 gram, shtatëdhjetë (70) qese plastike me substancë narkotike në formë bari në peshë prej 100 gram, një (1) qese plastike me substancë narkotike në peshë prej 534 gram të gjitha të dyshuara për narkotik të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 668.9 gram, si dhe të holla në vlerë prej 500 euro, një telefon dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruar në vendin e ngjarjes, respektivisht në shtëpinë e të pandehurit nga hetuesit policor”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark