Krimet Ekonomike arrestojnë 34-vjeçarin në Ferizaj për kontrabandim të mjaltit dhe fasules - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet Ekonomike arrestojnë 34-vjeçarin në Ferizaj për kontrabandim të mjaltit dhe fasules

    Insajderi
    10 October 2024 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale, tregti e ndaluar dhe kontrabandë e mallrave.

    Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (1990).

    Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

    161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,

    2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,

    2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,

    80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denarë maqedonas,

    696 kilogramë mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),

    250 kilogramë fasule (pa prejardhje),

    Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),

    Një revole,

    Një veturë dhe

    Një telefon.

    Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

    Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: “tregti e ndaluar” dhe “kontrabanda e mallrave”.

    Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës,  me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark