Insajderi
Botë

CNN: Ka shume vdekje në Florida, shtëpitë e tyre me ta brenda u shkatërruan

Insajderi
10 October 2024 - 13:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
CNN: Ka shume vdekje në Florida, shtëpitë e tyre me ta brenda u shkatërruan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë njerëz kanë vdekur në kontenë St. Lucie si pasojë e stuhisë, tha Sherifi Keith Pearson për “CNN News Central”, megjithëse ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa.

“Fatkeqësisht, më duhet të raportoj se kemi shumë vdekje,” tha ai.

Pearson tregoi se një “komunitet shtëpiak modular” për banorët 55 vjeç e lart u godit nga një tornado.

“Të gjitha shtëpitë e tyre me ta brenda u ngritën, u zhvendosën, u shkatërruan. Dua të them se çdo gjë në uragan ose në rrugën e këtij tornado është zhdukur.”

Agjencia e Pearson mbetet e fokusuar në operacionet e shpëtimit dhe “të shpëtojmë sa më shumë njerëz që mundemi”, tha ai, duke vënë në dukje se reaguesit e parë kanë përfunduar deri më tani shpëtimin e të paktën 25 personave. CNN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark