Insajderi
Lajme

HEBS shokon me mesazhe denigruese ndaj vajzave, reagon organizata QIKA

Insajderi
10 October 2024 - 23:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
HEBS shokon me mesazhe denigruese ndaj vajzave, reagon organizata QIKA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 ‘Uh çka i paske kaçikat e mira ku i ke blee”,  “O kaçik a ti kojti kaçikat”, “Doku edhe në My Shawarma qysh po dokesh qetu”, janë mesazhet që kompania HEBS la në reklamat e tyre. Ndaj kësaj ka reaguar, Organizata Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA).

Në reagimin e tyre thuhet se reklamat e vendosura në tualetet e lokaleve në kampusin universitar nga Heb’s dhe My Shawarma, janë seksiste dhe denigruese.

“S’jemi kaçika! Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen grave dhe vajzave. Sot, QIKA ndërmori një aksion simbolik kundër këtyre reklamave, të cilat, ndër të tjera, krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës. Kjo gjuhë objektifikon gratë duke i trajtuar si produkte konsumi dhe shitjeje. Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që menjëherë të largojë këto reklama nga tualetet publike. Gratë dhe vajzat nuk janë “kaçika” e as mjete marketingu“, thuhet në reagim.

Teksa kjo organizatë ndau edhe pamje nga aksioni që kanë mbajtur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark