Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer

    Insajderi
    11 October 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rojet Bregdetare të SHBA shpëtuan një person i cili ishte mbi një frigoriferi ndërsa notonte rreth 50 kilometra larg bregut pasi uragani Milton goditi Floridën. Ekipet e shpëtimit zbritën nga helikopteri dhe notuan drejt burrit që ishte gjunjëzuar në majë të një frigoriferi në Gjirin e Meksikës.

    Burri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Tampa, ku u trajtua.

    “Ai ka mbijetuar diçka që është një skenar makthi edhe për marinarin më me përvojë”, ka thënë toger Dana Grady nga rojet bregdetare të SHBA.

    “Për të kuptuar ashpërsinë e kushteve të uraganit, është e rëndësishme të thuhet se ne vlerësojmë se ai përjetoi erëra prej 120 deri në 145 kilometra në orë. Ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një lokalizuesi që tregonte pozicionin e tij të urgjencës dhe një frigoriferi”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark