Insajderi
Lajme

Aksidenti zingjiror në Veternik – 11 persona mbesin të lënduar

Insajderi
11 October 2024 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti zingjiror në Veternik – 11 persona mbesin të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, si pasojë e këtij aksidenti 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident janë përfshirë një kamion dhe 11 vetura.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, tha ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark