Insajderi
Lajme

Kapen rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroport, kaq është vlera

Insajderi
15 October 2024 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapen rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroport, kaq është vlera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës njoftoj se ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari.

Sipas njoftimit vlera e arit të ndaluar është mbi 59 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Rasti është duke u trajtuar  në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark