Plantacioni dy tonësh i drogës në Pejë, këta janë personat që u arratisën e po i kërkon Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plantacioni dy tonësh i drogës në Pejë, këta janë personat që u arratisën e po i kërkon Policia

    Insajderi
    15 October 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona si të dyshuar për përfshirje në kultivimin e rreth dy ton kanabisi, të cilat u sekuestruan nga Policia javë më parë përmes një operacioni të madh të organizuar nga Prokuroria e Pejës.

    Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar:

    •Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

    •Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

    •Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

    •Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

    •Albano Saliu i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

    Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:

    Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:

    [email protected]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark