Insajderi
Shqipëri/Rajon

Goditi me sfurk kushëririn e tij arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Insajderi
17 October 2024 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditi me sfurk kushëririn e tij arrestohet 34-vjeçari në Kukës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arrestohet një 34-vjeçar në Kukës pasi ka plagosur kushëririn e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi Ramazan Zyberaj, 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Zyberaj, 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark